image Pas 2 vitesh në arrati, arrestohet 30-vjeçari nga Prishtina

Siguri

Pas 2 vitesh në arrati, arrestohet 30-vjeçari nga Prishtina

news image

Një person i moshës 30-vjeçare është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:27 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, pasi ishte në kërkim policor që nga data 21 shkurt i vitit 2020.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që u arrestua (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se ka kryer katër vepra penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Sipas burimeve, 30-vjeçarit fillimisht i është ofruar kontroll rutinë mjekësore, e më pas është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/