Bujar Demaj, i dyshuari për vrasjen e vëllezërve, Bekim e Vllaznim Puka, si dhe plagosjen e Nazim Pukës, është arrestuar nga autoritetet belge dhe dje është ekstraduar në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Fletarresti ndërkombëtar ndaj tij ishte lëshuar më 30 prill të vitit 2014.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari, pasi i është ekstraduar autoriteteve të Kosovës, është dërguar në mbajtje.
“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.