Modelja Jordan Ozuna , partnerja e futbollistit Karim Benzema ka folur për konvertimin e saj në Islam dhe se si kalimi i ish-sulmuesit të Real Madrid në klubin saudit Al Ittihad mund të jetë një pikë kthese në jetën e saj.
Modelja është nëna e fëmijës së katërt të Benzemas dhe konvertimi i saj duket se ka ardhur në momentin e duhur, pasi familja fillon një jetë të re në Arabinë Saudite.
Në një intervistë të gjerë me Yo Dona , ajo foli për herë të parë mbi përvojën dhe, në veçanti, ndjenjat e saj për fenë.
Ozuna shpjegoi se ceremonia e konvertimit të saj u mbajt në xhaminë e Madridit dhe se ajo nuk mundi t’i mbante lotët pasi ishte “shumë sentimentale”.
Veç kësaj, modelja këmbënguli se interesimi i saj për këtë fe është i vërtetë dhe se pasi ka hulumtuar shumë për të, ka ardhur në përfundimin se është një fe e “bukur”.
Partnerja e Benzemas nuk e ka fshehur faktin se ajo ka qarë duke lexuar Kuran gjatë Ramazanit.
Ndërkaq, ajo ka veçuar edhe leximin e librit “Rruga e shenjtë drejt Islamit”, i cili tregon historinë e një të krishteri që në fund konvertohet në islam.
Ozuna zbuloi gjithashtu se nuk e dinte se kush ishte Karim Benzema para se të takoheshin. Për shkak të origjinës së saj amerikane , ajo nuk ishte shumë e përditësuar me lajmet evropiane të futbollit.
Sido që të jetë, modelja ka rrëfyer se kishte një lidhje të veçantë me francezin, të cilin e cilësoi si “djalë mahnitës”.