image Macron i lumtur: Benzema po rikthen Top të ri të Artë në Francë

Futboll

Macron i lumtur: Benzema po rikthen Top të ri të Artë në Francë

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka përshëndetur, shpalljen Lojtari më i mirë në Botë, të Karim Benzemës, me ç’rast shkruan se e mirëpret rikthimin e Topit të Artë në Francë.

Kjo sipas tij po ndodh 24 vjet pas Zidanes.

”KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbeten në historinë e futbollit. 24 vjet pas Zidane, Karim Benzema po rikthen një Top të ri të Artë në Francë. Urime për të!”, ka thënë Macron.

Benzema mposhti në garë Sadio Manen dhe Kevin De Bruynen, të cilët përfunduan në pozitën e dytë dhe tretë.

/GazetaSinjali/