Partia Republikanët e Kosovës kanë reaguar pasi Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në anë të një vendimi kanë pezulluar këtë subjekt politik.
Ky subjekt politik thotë se nuk kanë mundur të mbajnë Kuvendin Zgjedhor për shkak të problemeve shëndetësore që kishte kryetari i partisë, Faton Kurti.
“Partia, Republikanët e Kosovës është pezulluar përkohësisht pasi për arsye të problemeve shëndetësore të kryetarit të partisë, Faton Kurti, nuk ka qenë e mundur të mbahet Kuvendi i tretë brenda datës 3 Gusht 2023”.
“Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i është kërkuar shtyrja e afatit dhe nga KQZ është miratuar po sot shtyrja e afatit të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Partisë me 45 ditë nga marrja e këtij vendimi. Organet drejtuese të Partisë dhe Kryesia janë duke vënë në lëvizje gjithë anëtarësinë dhe Kuvendi Zgjedhor i Partisë, Republikanët e Kosovës do të mbahet së shpejti”, thuhet në njoftim.