image KQZ-ja përditëson të dhënat, kjo është pjesëmarrja në votime deri në ora 14:00

Rajon

KQZ-ja përditëson të dhënat, kjo është pjesëmarrja në votime deri në ora 14:00

news image

Deri në orën 14:00 kanë votuar 26,64 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2630 qendra votimi nga 5211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 503783 nga 1890788 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

/GazetaSinjali/