image Parkimi i veturave gabimisht pengon këmbësorët dhe biçiklistët në Prishtinë - FOTO

Sinjalizime

Parkimi i veturave gabimisht pengon këmbësorët dhe biçiklistët në Prishtinë – FOTO

news image

Rastet e parkimit të veturave vend e pa vend në Prishtinë janë mjaft të shpeshta, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në lagjen Dardania, te kroi i mbretit, ku dy vetura përveç që janë parkuar mbi shtegun për biçikleta, kanë zënë edhe hapësirën para vendkalimit për këmbësorë.

Veturat që janë parkuar gabim kanë targat 01 – 323 – OR dhe 03 – 631 -GL, shkruan Gazeta Sinjali.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

/Gazeta Sinjali/