image Aksident në lagjen "Dardania" në Prishtinë

Sinjalizime

Aksident në lagjen “Dardania” në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas sinjalizuesit aksidenti ka ndodhur te udhëkryqi në Dardani.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

/GazetaSinjali/