image Aksident trafiku në Fushë Kosovë, dy persona të lënduar
[wp-story id="814678"]

Siguri

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, dy persona të lënduar

news image

Dy persona janë lënduar nga një aksident trafiku sot rreth orës 15:00 në lagjen “Dardania”, Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Flora./GazetaSinjali/