image Parisi në flakë e tym kundër masave anti-COVID

Evropë

Parisi në flakë e tym kundër masave anti-COVID

news image

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Parisit kundër planit të masave të Presidentit Emmanuel Macron për të kërkuar një certifikate vaksine COVID-19 ose test negativ PCR për të fituar hyrjen në bare, restorante dhe kinema, duke nisur nga muaji gusht, njofton Gazeta Sinjali.

Macron këtë javë njoftoi masa më të ashpra për të luftuar një rritje të shpejtë të infeksioneve të reja të koronavirusit, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe personave që punojnë në shtëpitë e të moshuarve.

Sipas qytetarëve, me këtë plan masash cenohen të drejtat themelore të njeriut. Francezët akuzojnë presidentin për diskriminim ndaj atyre që nuk duan të vaksinohen ndaj COVID-19.

Ndaj kjo ishte përgjigjja e parë e francezëve duke shkaktuar flakë e tym në rrugët e kryeqytetit./Gazeta Sinjali/