Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.
“Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.