image Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Parashikimi i motit për sot

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe jostabil, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas institutit përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

/Gazeta Sinjali/