Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, shkruan Gazeta Sinjali.
“Temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë, mesatare nga drejtimi i verilindjes.