Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, raporton Gazeta Sinjali.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/