image Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

news image

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje të dobëta të shiut.

Sipas tyre, nga e diela pritet që të ketë sërish stabilizim të motit. Më ftohët dhe me mundësi për reshje shiu do të jetë të martën.

Të shtunën ka mundësi për reshje të dobëta shiu dhe rënie e temperaturës gjatë ditës. Ndërkohë, nga e diela sërish pritet të jetë ngrohtë dhe me vranësira dhe diell.

6.11 – Kryesisht vranët.  Herët në mëngjes, më vonë pasdite e në mbrëmje, me mundësi për reshje të dobëta shiu.

7.11 – Ngrohtë, me vranësira e ditën edhe intervale me diell.  Në mëngjes, në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.

8.11 – Kryesisht me vranësira e butë.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.  Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

9.11 – Kryesisht me vranësira e më ftohtë, me mundësi për riga lokale shiu.

10.11 – Kryesisht me vranësira, herët në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të mërkurën zbresin deri në 5C, ndërsa  maksimalet pas një rënie ditën e shtunë, të dielen shënojnë sërish rritje deri në 20C, e të martën zbresin në 12C.

Të shtunën do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 4-8m/s nga verilindja, e nga e diela e lehtë nga juglindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike në rritje ditën e shtunë, e më pas me tendencë të rënies deri të hënën.

/GazetaSinjali/