Moti në javën e parë të tetorit pritet të jetë me diell dhe më ngrohtë se java që lamë pas, shkruan Gazeta Sinjali.
Përgjatë fundjavës e deri të martën moti do të jetë kryesisht me diell, mëngjeset më të freskëta, ndërkaq nga e mërkura ka mundësi për reshje shiu.
Pas motit me vranësira dhe të reshura gjatë ditëve të shkuara, në ditët e ardhshme moti do të jetë më i qëndrueshëm dhe më i kthjellët, me më shumë diell dhe më ngrohtë gjatë ditës.
Orët e mëngjesit do të jetë më freskët, e përgjatë ultësirave shkurtimisht me mundësi për mjegull ose mjegullinë.
Nga mesi i javës së ardhshme sërish pritet përkeqësim i motit, ku priten kushte për të reshura shiu dhe rënie e temperaturave.
2.10 – Kryesisht me diell. Mëngjesi më i ftohtë, nëpër ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
3.10 – Kryesisht me diell e më ngrohtë, gjatë ditës edhe me vranësira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.
4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, nëpër lugina mundësi për mjegull/mjegullinë.
5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Nëpër lugina orëve të mëngjesit mundësi për mjegull/mjegullinë.
6.10 – Vranësira dhe intervale me diell, e më vonë në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.