Gjatë pesë ditëve të ardhshme (14 – 18 qershor) parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj dite, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton që vende-vende do të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/