image Paralajmërimi i çuditshëm i Morenës për martesë (FOTO)

Bota e Yjeve

Paralajmërimi i çuditshëm i Morenës për martesë (FOTO)

news image

Bukuroshja dhe këngëtarja kosovare, Morena Taraku ka bërë sot një postim të çuditshëm në InstaStory ku paralajmëron martesën e saj.

Ajo ka qenë vazhdimisht aktive kohëve të fundit me postime në rrjetet sociale, derisa nuk i ka ndalur as postimet e saj nudo, foto që janë komentuar më të madhe nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Por, sot ajo ka çuditur shumë fansa me dy reagime që ka bërë në InstaStory.

Fillimisht ajo ka folur për martesën. “Kështu, me në fund vendosa ta ndaj me ju këtë problem…Para së gjithash nuk jam ka e fshehu lidhjen time. Vetëm mendoj se ajo nuk është punë e juaja. E dyta, po – do të martohemi së shpejti. Edhe pse duket se po ngutemi por unë nuk mund të pres tërë jetën time për dashurinë”, ka shkruar fillimisht Morena.

“E fundit, e vodha këtë postim nga dikush për shkak se ju të gjithë do ta lexoni atë. Me këtë që e thashë pini më shumë ujë dhe jetoni në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punët e juaja”, ka shkruar Morena në këtë mesazh.

Por, çfarë e ka bërë më misterioz këtë postim të Morenës është se pas postimit ka postuar një foto me një buqetë me lule.

Derisa në postimin e parë ajo aludon se postimin e ka bërë për të nxitur kureshtjen për ndonjë lajm të ri nga jeta e saj, në postimin e dytë, Morena realisht duket se po shkon drejt martesës.

/GazetaSinjali/