image Morena Taraku befason me shkrimin e fundit për Stresin, i bën një premtim

Bota e Yjeve

Morena Taraku befason me shkrimin e fundit për Stresin, i bën një premtim

news image

Rap-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, po vazhdon qëndrimin në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ai tashmë ka një përkrahje të madhe edhe nga jashtë, e më së shumti nga ata që e kanë njohur prej afër.

Morena Taraku ndërkohë është njëra nga miket e tij të ngushta që e ka mbështetur hapur atë që nga nisja e spektaklit.

“Ti do qeshësh i fundit. Të premtoj. Të dua vëlla”, kanë qenë fjalët e këngëtares për Stresin.

Ata ruajnë një miqësi prej vitesh dhe veç tjerash kanë realizuar bashkë edhe disa këngë.

36-vjeçari ndryshe është një nga emrat potencial për të qenë fitues i këtij reality shou.

Përkundër debateve dhe ngacmimeve, ai konsiderohet një lojtar shumë i fortë brenda. 

/GazetaSinjali/