image Paradoks në Mati 1: Dritat në rrugë natën fiken, ndërsa ditën ndizen

Sociale

Paradoks në Mati 1: Dritat në rrugë natën fiken, ndërsa ditën ndizen

news image

Ngjarjet e pazakonta nuk kanë fund në rrugët e qytetit të Prishtinës, ku ditë për ditë qytetarët evidentojnë telashe me të cilat përballen.

Së fundi një ‘rast studimi’ është publikuar në faqen e cila administrohet nga qytetarët të cilët raportojnë çdo parregullsi në kryeqyetet, ‘Vrojtuesit e lagjes’, raporton Gazeta Sinjali.

Në fotografitë e publikuara nga rruga “Ndue Përlleshi” në lagjen Mati 1, shihet se natën nuk ka ndriçim publik, teksa ditën dritat e vendosura në rrugë janë të ndezura.

“Ne rrugen Ndue Perlleshi Mati 1 ndriqimi rrugor, diten rrin ndezur, kurse naten janë të fikura!”, thuhet në postimin e fotografive.

Ndryshe, qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet janë ankuar vazhdimisht për mungesën e ndriçimit publik.

Shumë nga ta, përmes komenteve dhe postimeve nëpër rrjete sociale kanë treguar shpesh se janë detyruar që në lagje të caktuara t’i rregullojnë vetë dritat në hapësirat publike, pasi që sipas tyre Komuna s’merrte masa.

/GazetaSinjali/