image Paraburgim për prizrenasin që kërcënoi prokurorët, gjykatësit dhe policët e Kosovës

Drejtësi

Paraburgim për prizrenasin që kërcënoi prokurorët, gjykatësit dhe policët e Kosovës

news image

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj personit me inicialet S.K., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje ndaj personave zyrtarë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Më datë 31 mars në profilin e tij në Facebook, seriozisht kanos personat zyrtar, përfaqësuesit e institucioneve – Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, në lidhje me punën apo pozitën e tyre që kanë, në atë mënyrë që ka postuar tekstin me përmbajtje kërcënuese.

“Me ç’rast me këto veprime tek përfaqësuesit e institucioneve kanë shkaktuar ankth dhe frikë si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje në njoftim thuhet se “A do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.

/GazetaSinjali/