Në merkaton dimërore, Liverpool transferoi lojtarin e Red Bull Salzburg, Takumi Minamino.
Japonezi u transferua tek lideri i Premier Ligës për 7 milionë funta. Minamino ishte transferimi i vetëm i Liverpool këtë afat kalimtar.
Por, para se të transferonte japonezin, Liverpool po e kërkonte yllin e La Ligas që luan tek Villarreal, Samu Chukwueze
Sipas të përditshmes franceze ‘France Football’, klubi anglez kishte dërguar ofertë 35 milionë në drejtim të ‘Nëndetëses së Verdhë’.
Por, Villarreal i kishte kërkuar Liverpooli 65 milionë euro, aq sa e ka klauzolën anësori i djathtë.
Klubi anglez po e shihte nigerianin si të duhur për të qenë zëvendësues i Mohamed Salah./Gazeta Sinjali/