image Para, armë e gjëra të tjera – detaje të reja nga vjedhja e Dhomës së Dëshmive nga polici i Kosovës

Kosovë

Ekskluzive/ Para, armë e gjëra të tjera – detaje të reja nga vjedhja e Dhomës së Dëshmive nga polici i Kosovës

news image

Gazeta Sinjali, ka raportuar ekskluzivisht pak minuta më parë për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive në stacionin policor në Zubin Potok.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, Milian Koshanin, është polici që kishte qenë përgjegjës për Dhomën e Dëshmive në këtë stacion.

Sipas asaj që bëhet e ditur, polici Koshanin, dyshohet se nga Dhoma e Dëshmive ka vjedhur më shumë se tetë armë të shkurta, disa armë të gjata, para dhe motor-sharra e gjëra të tjera.

Polici Koshanin që dyshohet se ka kryer këtë vepër është i nacionalitetit serb dhe ka ikur menjëherë nga Kosova.

Burimet bëjnë me dije se ai ka pranuar se ka kryer këtë vepër, por që po ashtu ka konfirmuar se nuk do të kthehet më në Kosovë. Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje lidhur me këtë rast.