image Pandemia nuk ndikoi në rënien e të hyrave në Trust

Financa

Pandemia nuk ndikoi në rënien e të hyrave në Trust

news image

Pandemia nuk ka ndikuar në rënien e të hyrave në Fondin e Kursimeve Pensionale, pasi që ka pasur një kthim të investimeve me vlerë prej 71 milionë euro.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë se viti 2021 Trustin e ka gjetur në gjendje të mirë, por ai ka thënë se duhet të shikohet gjendja në tregjet financiare.

Për fat të mirë, vitin e kaluar e kemi mbyllur pozitivisht me një kthim nga investimet më shumë se 71 milionë euro, edhe ky vit ka filluar pozitivisht, janarin e kemi me kthim pozitiv, por duhet parë se si do të ecë gjendja në tregjet financiare e ndërlidhur fort me çështjen e pandemisë”, u shpreh ai për EO. /Gazeta Sinjali/