image Tifozët i vërsulen Ronald Koemanit pas humbjes së Barcelonës kundër Real Madridit (PAMJE)

Futboll

Tifozët i vërsulen Ronald Koemanit pas humbjes së Barcelonës kundër Real Madridit (PAMJE)

news image

Një grup i madh tifozësh i janë vërsulur makinës së trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, duke ia bllokuar shkurtimisht atij largimin nga Camp Nou pas humbjes në El Classico të dielën.

Koeman është nën trysni të madhe tash e disa javë dhe disfata ndaj Real Madridit vetëm sa i zemëroi më shumë tifozët katalonas.

Duke u larguar nga Camp Nou me makinën e tij, Koeman u pengua nga tifozë të shumtë katalonas.

Real Madrid ka mposhtur Barcelonën dje në El Classicon e këtij sezoni, raporton Sinjali Sport.

Los Blancos triumfuan me rezultat 1-2.

Skuadra mbretërore fitoi pas golave të David Alabas në minutën e 32-të dhe Lucas Vazquez 93.  

Sergio Aguero realizoi golin e parë me Barcelonën në minutën e fundit por pa ndryshim të madh.

Kjo fitore i rendit galaktikët në krye të tabelës së Laligës me 20 pikë, kurse Blaugranasit mbesin në vendin e tetë me 15 pikë.

/Gazeta Sinjali Sporti/