Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në autostradën “Arbën Xhaferi”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 8-vjeçare dhe u lënduan dy persona të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali
Viktima nuk arriti t’u mbijetojë dot plagëve që mori, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Derisa në këtë aksident mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë, një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga aksidenti i mbrëmshëm.
Ndërkaq, me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.