image Pamje nga vetaksidenti në të cilin vdiq një person dhe u lëndua një tjetër

Siguri

Pamje nga vetaksidenti në të cilin vdiq një person dhe u lëndua një tjetër

news image

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi pasditën e sotme rreth orës 15:31 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në fshatin Bibaj në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Në disa fotografi nga vendi i ngjarjes shihet se vetura kishte dalë tërësisht nga rruga, duke përfunduar në arat e këtij fshati, derisa përreth saj shihen qytetarë që janë afruar për të ofruar ndihmë.

Lajmin për vdekjen e një personi dhe lëndimin e një tjetri për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 25.07.2020 reth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën. Kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, ka thënë Krasniqi/GazetaSinjali/