Sonte dyshohet se ndodhi një vrasje e dyfishtë në Prizren, pasi që zyrtari policor, Sali Mazreku, 52 vjeçar dyshohet se aksidentalisht vrau vajzën e tij, 21 vjeçare dhe pastaj veten, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ngjarja ndodhi pak para se Mazreku të nisej për në punë, i cili ishte zyrtar policor në Departamentin e Kufirit.
Lajmin për gazetën e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Gjithashtu, Gazeta Sinjali ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.