image Pamje nga vendi ku pati të shtëna me armë zjarri para Ministrisë së Tregtisë

Siguri

Pamje nga vendi ku pati të shtëna me armë zjarri para Ministrisë së Tregtisë

news image

Pasditen e sotme në rrugën ‘Muharrem Fejza’ afër objektit të Ministrisë së Tregtisë në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se disa persona janë gjuajtur mes vete.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë shkëmbyer zjarr gjatë kohës sa kanë qenë në lëvizje me skuter dhe veturë.

Sinjali ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.

Në vijim ju sjellim pamje nga vendi i ngjarjes:

/GazetaSinjali/