image Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosën dy persona në Podujevë

Siguri

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosën dy persona në Podujevë

news image

Sonte Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se rreth orës 20:00 ka pasur disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona.

Gazeta Sinjali po ashtu mëson nga burimet e saja brenda policisë se i dyshuari për këtë rast është Besim Hajdari., i njohur me nofkën “Ciprra”.

Kurse, sipas policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri edhe në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët i janë përgjigjur në mënyrën e njëjtë.

Pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

/Gazeta Sinjali/