Dhjetëra mijëra persona pritet të mblidhen sot nëpër qytete të Evropës për të protestuar kundër luftës në Ukrainë.
Një objekt i punuar nga artisti Jacques Tilly, që ngjan në presidentin rus, Vladimir Putin, shihet në protestat në Berlin. Afër tij shihet një mbishkrim me ngjyra të Ukrainës kinse po e ha Putini. Në të thuhet: Mbytu në të!
Organizime të vogla janë duke u zhvilluar edhe në Rusi, pavarësisht shtypjes së këtyre protestave nga autoritetet. Shumë pjesëmarrës kanë mbajtur në duart mbishkrimet “Stop luftës” dhe “Paqe dhe solidaritet me popullin e Ukrainës”, shkruan REL.
Protesta planifikohet të ketë në Varshavë, Londër, Madrid, Frankfurt, Hamburg dhe Shtutgart.