image Pamje nga protesta në Jarinje

Siguri

Pamje nga protesta në Jarinje

news image

Rruga që të çon në vendkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje po vazhdon të mbahet e bllokuar tash e pesë ditë nga serbët lokal, pasi të njëjtit po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Serbët lokal kanë bllokuar rrugët me kamionë e vetura, duke pamundësuar lëvizjen e lirë në këtë anë, kurse në fotot e mëposhtme shihet se qytetarët po kalojnë kufirin në këmbë.

Deri më tani situata në veri të vendit ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident. /Gazeta Sinjali/