image Pamje nga nisja e fermerëve drejt Ministrisë së Bujqësisë

Kosovë

Pamje nga nisja e fermerëve drejt Ministrisë së Bujqësisë

news image

Fermerët e pakënaqur nga e gjithë Kosova janë nisur në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë me rreth 200 traktorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një veprim i tillë i tyre po bëhet si shkak i pakënaqësisë së tyre me kriteret për subvencionimin e grurit.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga protesta ku shihen traktorë të shumtë që janë nisur në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë.

“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftimin e bujqve për protestën. /Gazeta Sinjali/