Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person (emër i njohur për redaksinë) në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se i kishte dhënë ryshfet ekzaminerit, me qëllim që ta kalojë testin teorik për patentë shofer, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se shuma që i dyshuari ia ka dhënë ekzaminerit është 20 euro.
Rastin në polici e ka raportuar vetë ekzamineri.
Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë pamje nga momenti i arrestimit të të dyshuarit nga Policia si dhe pamje nga vendi ku dyshohet se u krye akti i kundërligjshëm (dhënja e ryshfetit). /Gazeta Sinjali/