Një tërmet me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit është ndjerë sot në 7 shtete të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.
Një sinjalizues ka dërguar pamje të një llambadari duke u lëkundur si pasojë e tërmetit.
Nga videoja shihet se llambadari është lëkundur shumë, ndërsa sinjalizuesi ka thënë se ka dërguar pamje nga Hani i Elezit.
Ndërsa një tjetër lexues i Sinjalit tha se në Gjakovë është ndjerë tërmeti dhe ka shkaktuar panik te ta, por s’ka dëme materiale e as të lënduar.