image Tërmet në Nepal, 37 të vdekur

Botë

Tërmet në Nepal, 37 të vdekur

news image

37 persona kanë mbetur të vdekur në Nepal, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.5, që goditi perëndimin e këtij vendi këtë të premte.

Dëshmitarët thanë se ky tërmet shkaktoi shembjen e shtëpive në atë zonë, shkruan Skynews.

Pamjet e mediave lokale treguan shtëpi të rrënuara.

Lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu dhe Nju Delhi në Indi, sipas dëshmitarëve.

/GazetaSinjali/