image Pamje nga aksioni kundër fajdes në Pejë, Gjakovë dhe Prizren

Siguri

Pamje nga aksioni kundër fajdes në Pejë, Gjakovë dhe Prizren

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara, në tri rajone, ka arrestuar tetë persona nën dyshimin e bazuar të kryerjes së veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë personat me inicialet H.T., A.V., A.Ç., Rr.B., B.M., E.M., B.M. dhe S.M. Ndërkaq arrestimet janë kryer në Pejë, Gjakovë dhe Prizren.

Sipas Policisë, gjatë operacioneve janë sekuestruar 44,150 euro para kesh, në llogaritë e të dyshuarave janë ngrirë mbi 61,000 euro, dy revole, një pushkë e gjuetisë, 106 fishekë (kalibra të ndryshëm), tri vetura, fletore dhe dokumente të ndryshme relevante për rastet dhe shtatë telefona.

Më poshtë ju sjellim pamje nga momenti i arrestimit të të dyshuarve.

/Gazeta Sinjali/