image Pamje nga aksioni i Policisë, ku u konfiskuan aparate të lojërave të fatit

Siguri

Pamje nga aksioni i Policisë, ku u konfiskuan aparate të lojërave të fatit

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se Policia ka gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit në disa lokacione në Skenderaj dhe një në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë kanë realizuar urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari te kundërligjshme në Skenderaj.

Policia gjatë kontrollit në pesë lokacione ku dyshohej për veprimtari të dyshimta ka gjetur dhe sekuestruar: 10 televizorë; 12 monitor; 10 shtëpiza te kompjuterit; 12 aparate të lojërave; 8 printerë; 470 euro dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.

Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar pesë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm‘”, bëhet e ditur nga Policia.

/GazetaSinjali/