image Pamje nga aksidenti me fatalitet në Prizren, ku humbën jetën dy të rinj

Siguri

Pamje nga aksidenti me fatalitet në Prizren, ku humbën jetën dy të rinj

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se mbrëmë rreth orës 23:40, kanë vdekur dy të rinj, 22 dhe 23-vjeçar, në një aksident trafiku mes dy veturave, në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Nga ky aksident lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas Policisë, deri të aksidenti dyshohet ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së veturës nga i riu, duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

Pamje të veturës që u bë llom nga përplasja:

/GazetaSinjali/