image Dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin në Prizren ishin shokë mes vete, vinin nga ky fshat - Sinjali

Dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin në Prizren ishin shokë mes vete, vinin nga ky fshat

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se mbrëmë rreth orës 23:40, kanë vdekur dy të rinj, 22 dhe 23-vjeçar, në një aksident trafiku mes dy veturave, në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Sinjali mëson se dy të rinjtë të cilët vdiqën janë nga fshati Krushë e Vogël dhe ishin shokë me njëri-tjerin. Njëri prej tyre voziste veturën, ndërsa tjetri ishte pasagjer.

Sipas Policisë, deri të aksidenti dyshohet ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së veturës nga i riu, duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

Nga ky aksident lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin