image Pamje nga aksidenti ku u përfshi gruaja shtatzënë që e humbi foshnjen

Kosovë

Siguri/ Pamje nga aksidenti ku u përfshi gruaja shtatzënë që e humbi foshnjen

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga aksidenti i trafikut si pasojë e të cilit një nënë humbi foshnjen e saj.

Rasti ka ndodhur pasditen e 17 nëntorit në Viti, teksa gruaja shtatzënë ishte në cilësinë e pasagjeres në veturë.

Siç shihet nga videoja e dërguar nga një sinjalizues, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e pakujdesisë së shoferëve dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Gruaja shtatzënë e cila kishte rastisur të qëllonte në njërën prej veturave kishte pësuar lëndime në vendin e ngjarjes.

Ajo më pas ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ku pas tri ditësh i kishtë ndërruar jetë foshnja, ka bërë të ditur policia.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Gazeta Sinjali/