image Paguan me 50 euro të falsifikuar dhe ikë nga pompa e derivateve në Prishtinë

Siguri

Paguan me 50 euro të falsifikuar dhe ikë nga pompa e derivateve në Prishtinë

news image

Një person dyshohet se dje rreth orës 18:00, ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar në vlerë prej 50 eurosh në pompën e derivateve “Shell” në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën “Golf IV” me targa 01-309-EL.

Po ashtu, bëhet e ditur se monedha e falsifikuar është konfiskuar nga ekipet e forenzikës.

/Gazeta Sinjali/