image Pacolli paralajmëron padi për faqen që përdori emrin e tij për t'i mashtruar qytetarët se mund të fitojnë para

Kosovë

Pacolli paralajmëron padi për faqen që përdori emrin e tij për t’i mashtruar qytetarët se mund të fitojnë para

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një faqe në Facebook me emrin “????????????????????????????_????????????0???????????? ???????????????? ????????????????” po mashtron qytetarët se mund të fitojnë deri në 880 mijë euro nëse komentojnë në një postim dhe nëse regjistrohen në një link, shkruan Gazeta Sinjali.

Se faqja është mashtrim për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ndërkaq, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, tha se zyra ligjore e Pacollit nesër do të bëjë denoncim në polici për këtë rast.

“Ajo është skemë e mashtrimeve që përdorin lloj-lloj mekanizmash për të mashtruar njerëzit. Faqe të tilla ekzistojnë fatkeqësisht në Facebook me emrat e njerëzve të njohur nga mbarë bota. Ne kemi angazhuar zyrën tonë ligjore që nesër ta bëjë denoncimin në polici”, tha Zyberaj për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/