Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ai tha se gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka dyfishuar numrin e grave si ambasdore që e përfaqësojnë Kosovën jashtë shtetit.
Më tutje Pacolli, në rrjetin e tij social në Twitter ka shkruar se ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Jam krenar që gjatë mandatit tim si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës kemi dyfishuar numrin e grave Ambasadore që përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit. Ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin”, ka shkruar Pacolli./ Gazeta Sinjali/