image Pacolli ateron në aeroportin e Prishtinës, i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

Kosovë

Sllatinë/ Pacolli ateron në aeroportin e Prishtinës, i nënshtrohet kontrolleve mjekësore

news image

Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. 

Ai pritet të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali. 

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit për dy javë në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Në aeroport, Behgjet Pacollin e priti edhe kushëriri i tij, Rrahim Pacolli, njëherit edhe zyrtar i AKR-së. /Gazeta Sinjali/