image Pacolli jep një lajm të mirë, dy deputetë shqiptarë në Suedi

Kosovë

Pacolli jep një lajm të mirë, dy deputetë shqiptarë në Suedi

news image

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se pas zgjedhjeve parlamentare në Suedi parlamenti suedez do t’i ketë edhe dy shqiptarë, Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku.

Sipas Pacollit, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku kanë fituar ulëse në parlamentin suedez.

“Me të gjitha votat e numëruara, tani mund të urojmë Adnanin dhe Aidën për vendet e tyre parlamentare në Parlamentin e Suedisë. Një arritje e madhe për t’u krenuar. Po ashtu një mësim për ne në Kosovë që të mbështesim më shumë të rinjtë për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Urime”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/