image Pacolli i reagon QUINT-it, thotë se për dialog Kosova i ka kushtet e saj

Kosovë

Pacolli i reagon QUINT-it, thotë se për dialog Kosova i ka kushtet e saj

news image

Ministri në detyrë i punëve të jashtme Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me komunikatën e shteteve të QUINT-it. Në reagimin e tij në profilin zyrtar në Facebook, Pacolli ka thënë se karrigen e dialogut e la zbrazët Serbia e jo Kosova.

“Politika e jashtme e Kosovës ka qenë gjithmonë e koordinuar dhe në përputhje me pozicionin e partnerëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë që nga fillimi i viteve ’90. Shtetësia jonë është e bazuar në orientimin tonë perëndimor dhe ne mirëpresim angazhimin e treguar nga të gjitha vendet e Quint së bashku për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Kosova gjithmonë ka qëndruar e përkushtuar të vazhdojë dialogun dhe ne kemi qenë të gatshëm të rifillojmë bisedimet, por ishte Serbia që la karrigen e saj të zbrazët dhe provokoi incidente dhe agresion kundër Kosovës vazhdimisht”, ka shkruar ai në Facebook, pas një kërkese të shteteve të QUINT-it për rinisje të dialogut dhe heqje të taksës ndaj produkteve serbe”. Kryediplomati kosovar në ikje ka thënë se Serbia po tregon mungesë vullneti për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën “Deklarata e Marko Gjuriqit sot dëshmon edhe një herë mungesën e vullnetit nga Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kosova ka luftuar për 2 vjet një betejë diplomatike të paparë me Beogradin që diplomacia e ndyrë Serbe ka synuar të minojë shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht”, ka shkruar Pacolli në FB. Për taksën ndaj produkteve serbe Pacolli ka thënë se ishte reaksion i domosdoshëm, derisa ka thënë se për vazhdimin e dialogut Kosova ka kushtet e saj. “Tarifa ka qenë instrumenti sovran i Kosovës të reagojë ndaj këtij agresioni të provokuar nga Beogradi, dhe sot Serbia ende nuk tregon vullnet për t’i dhënë fund asaj. Ne jemi gati si gjithmonë për dialog, por kushtet janë të qarta si dy shtete të pavarura dhe sovrane që synojnë njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar Pacolli në FB. /Sinjali/