image "Pacientët në rrugë vetura në trotuar", vështirësohet qarkullimi në oborrin e QKUK-së

Sinjalizime

“Pacientët në rrugë vetura në trotuar”, vështirësohet qarkullimi në oborrin e QKUK-së

news image

Ndonëse policia ka shtuar masat monitoruese për kundërvajtje në trafik, shkelësit e rregullave të komunikacionit nuk kanë të ndalur, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa fotografi ku shihet se një veturë e parkuar në trotuarin e oborrit të QKUK-së.

Gjithashtu në fotografi shihen dy persona të cilëve u pengohet qarkullimi në këtë pjesë të oborrit të QKUK-së.

Sipas sinjalizuesit një parkim i tillë nga ana e makinave po ua vështirëson pacientëve qarkullimin.

“Pacientët në rrugë vetura në trotuar”, ka thënë ai.

/Gazeta Sinjali/