image Policia vazhdon me gjoba për kundërvajtësit, kësaj radhe dënohen katër shoferë nga Ferizaj

Siguri

Policia vazhdon me gjoba për kundërvajtësit, kësaj radhe dënohen katër shoferë nga Ferizaj

news image

Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba ndaj atyre të cilët po bëjnë kundërvajtje në trafik.

Kësaj radhe janë gjobitur katër shoferë nga rajoni i Ferizajt, ku sipas Policisë, kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe sot kanë ndaluar 4 shoferë në lokacione të ndryshme të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj këtyre personave janë shqiptuar gjoba prej 150 eurove.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj këtyre shoferëve u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit. Ata në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara”, deklaruan nga Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.