image Policia në Ferizaj ndalon dy lëmoshëkërkues, ua konfiskon paratë

Siguri

Policia në Ferizaj ndalon dy lëmoshëkërkues, ua konfiskon paratë

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se në aksionin e sotëm që ka për qëllim ndalimin e lëmoshëkërkeseve në qytetin e Ferizajt, ka ndaluar dy prej tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Te 48-vjeçarja me inicialet M.S. dhe tek 69-vjeçari me inicialet H.Sh., policia ka gjetur dhe ka sekuestruar jnë sasi të parave.

Ndaj tyre është shqiptuar edhe gjobë për kundërvajtje, për siç thuhet, kërkimi i lëmoshës në mënyrë të bezdisshme.

“E lartshënuara është hasur në rrugën ’12 Qershori’, në Ferizaj, duke kërkuar para në mënyrë të bezdisshëm dhe me këtë veprim në mënyrë të vazhdueshme i ka shqetësuar kalimtarët e rastit. Personi i lartshënuar është i njohur për policinë pasi që këtë veprimtari e kryen që një kohë të gjatë. E lartshënuara nuk posedon dokument të identitetit, të dhënat janë marrë në limakontroll”, thuhet në tiketën e shqiptuar nga policia.

“I lartcekuri haset nga patrulla policore në lokacionin e nënkalimit, bashkimi i qytetit, duke kërkuar lëmoshë. Të lartcekurit i konfiskohet shuma prej 191.01 euro si dëshmi me të cilët është kryer kundërvajtja”, thuhet në gjobën e dytë.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, paratë u janë konfiskuar përkohësisht, deri në vendimin tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizajka bërë të ditur se do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që sa herë hasin në lypsarë, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Gazeta Sinjali/